Me siguri ju kujtohet muaj më parë intervista e Trejsi Sejdinit, në emisionin "Why Not".
Trejsi u pyet nga moderatorja e emisionit, Roza Lati, nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si dhe Enca dhe modelja u përgjigj:
“Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban në krik Encën”.
Këtë deklaratë Ermali ia ka rikujtuar Encës në “Xing me Ermalin” dhe këngëtarja u shpreh se femrave që flasin në këtë mënyrë ajo u vë vizën.
“Një vajzë që flet kështu është një kryq i madh për mua. Në rradhë të dytë as nuk më intereson fare se kush është dhe jam e bindur që as njerëzve nuk iu intereson pasi e dinë çfarë ka thënë. Nuk ka lezet një vajzë të flasë ashtu”, u përgjigj Enca.