Është rindezur sërish “sherri”! Fundjavën e kaluar, Enca ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”. Gjatë bisedës së saj këngëtarja u shpreh se i vinte shumë keq që personazhe të tjerë përdorin emrin e saj për t’u bërë të njohur dhe ftohen në emisione televizive për inat të saj, duke ju referuar Roza Latit dhe Trejsi Sejdinit.
E gjitha kjo pasi pak javë më parë Roza kishte të ftuar në emisionin e saj Trejsin, me të cilën Enca ka pasur një debat virtual në rrjete sociale. Por Roza zgjodhi t’i përgjigjej mbrëmjen e kaluar lidhur me këtë sherr dhe çfarë nuk tha (Lexo këtu).
“Është e vërtetë vetëm pjesa që unë artistes në fjalë i kam bërë ftesën për në studion time.”, shkruajti Roza, “Sepse kam qenë e para që e kam mbështetur këtu e 7 vjet më parë, kur kam patur emisionin “Fun Page”. Atëherë kur s’të dhiste njeri, ishte kjo Roza Lati që ngriti zërin dhe të dha suport, duke thënë: “Dëgjojeni se do bëhet dikushi. Sapo mori famën artistja, nuk shkeli më tek unë. Sidoqoftë, unë nuk jam kaq negative sa të bëj komplote e të marr në studio dikë tjetër veç për t’u sul ty.”
Roza madje ironizoi Encën duke shkruajtur se nuk ia shikon më fytyrën në postera prej kohësh, ndërsa shtoi se pyetjen në lidhje me virgjërinë ishin fansat ata që ia kishin drejtuar Trejsit, jo ajo.
“Jam e ofenduar nga artistja me emrin Enca që i ka dhënë kaq shumë rëndësi vetes.”, shkruajti Roza.
Ajo duket se thumboi edhe Ermal Mamaqin duke shkruajtur:
“Ndërkohë për gazetarin s’mund të flas. Është tjetër muhabet të ndash fushën e moderimit me të humoristit.”
Moderatorja bëri të ditur se projekti i saj më i ri titullohet “Bukë me vete” dhe pjesë e tij do të jetë gjithashtu dhe ish-Miss Universe Albania Trejsi Sejdini, si dhe një tjetër bukuroshe, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.
Pas kësaj deklarate të Rozës, Enca ka reaguar me një video ku shfaqet duke kënduar këngën e saj të papublikuar ende. "Baby ti je xheloze për mua", dëgjohet të këndojë Enca teksa ka shkruar: "Mund ta gjesh veten këtu zemër".