Trejsi Sejdini është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara të showbizit dhe më të ndjekura në rrjete sociale e cila po bën namim jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Ajo ka mbledhur një numër të madh fansash që e ndjekin me kureshtje dhe bukuroshja i mban të përditësuar me foto e video nga më të ndryshmet.
Së fundmi Trejsi ka publikuar një video në Snapchat dhe po mos ta shihnim se e ka publikuar ajo, fillimisht do e ngatërronim me Gigi Hadid. Kjo ndoshta ngaqe ka veshur koleksionin e fundit të modeles Hadid që ka bashkëpunuar me Reebok për të sjellë këtë kostum shumë të bukur të cilin siç duket e paska blerë dhe Trejsi.