Qershorin e këtij viti ajo fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2018. Bëhet fjalë për bukuroshen 18-vjeçare Trejsi Sejdini, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të Miss Universe 2018, që do të mbahet në Bangok, më 17 Dhjetor.
Në këtë konkurs marrin pjesë 91 shtete përfaqësuese nga e gjithë bota dhe Trejsi ka udhëtuar për në kryeqytetin tajlandez aty ku do konkurrojë për të rrëmbyer fitoren. Ajo ka gjetur menjëherë mbështetjen e fansave në Tajlandë, por sigurisht që ka krijuar marrëdhënie miqësore edhe me disa Miss-e të tjera, por një personazh i njohur që e mbështet fort është edhe Linda Rei. Kjo e fundit ka publikuar një video në instastory ku shfaqet me një kurorë në kokë dhe thotë:
“Trejsi, kthehu në Shqipëri me kurorën e Miss Universe, paç fat zemër”.