Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka komentuar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix në Big Brother VIP.
Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke pasur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.
“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishte dicka e shpifur”, ka thënë ai për çiftin.
Stresi ka shprehur dhe më parë suportin e tij për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemanin, duke e përmendur në tekstin e një prej këngëve të tij e duke e quajtur “mbretëreshë”.