INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trend i ri! Shumë të huaj vijnë në Shqipëri për mjekim [VIDEO]

Publikuar më: 11:21 04-05-2017

Shumë shqiptarë preferojnë të kurohen jashtë vendit dhe bëjnë të pamundurën të arrij këtë. Po krejt e kundërta po ndodh me të huajt shumë nga ta zgjedhin vendin  tonë  për të marrë shërbime mjekësore. Madje nga viti në vit numri është rritur. Të dhënat bëhen të ditura nga Tourismreview.com, ku dhe prezanton e statistikat. Në tre muajt e parë të vitit numri i shtetasve të huaj që erdhën për këtë qëllim në Shqipëri ishte 180 ose 22% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në muaji mars, numri i tyre u dyfishua. Ndërsa vitin e kaluar në total për turizëm shëndetësor erdhën 663 të huaj.
Pjesa më e madhe e këtyre turistëve kërkojnë shërbime që kanë të bëjnë me rregullimin e dhëmbëve ose me ndërhyrjet e kirurgjisë plastike, duke qenë se Shqipëria cilësohet si një vend me çmime më të ulëta krahasuar me rajonin apo edhe Europën.
Në të gjitha rastet shifrat tregojnë për rëndësinë që po merr ky lloj turizmi duke shtuar dhe të ardhurat në shumë shtetë të botës. Që nga viti 2012 tregu i turizmit shëndetësor në vendet e europës perëndimore u rrit nga 16 milionë euro në rreth 130 milionë euro në vitin 2016. Ndërsa tregu i Europës Lindore me rreth 7 mln euro.
Në botë lider në këtë fushë është Kanadaja, më pas Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

Ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541