INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trëndafilat pushtuan ditëlindjen e Françeska Jaçes, ja sesa ishte numri i tyre...[FOTO]

Trëndafilat pushtuan ditëlindjen e Françeska Jaçes, ja sesa ishte numri i tyre...[FOTO]

Publikuar më: 20:24 30-12-2017

Ditëlindja luksoze e Françeska Jaces bëri goxha bujë në media disa ditë më parë, e njohur më së shumti nga eksperienca e saj në “Big Brother” edhe pse famën e mori edhe më vonë duke qenë ndër vajzat më seksi e më të ndjekura në rrjete sociale.

Ashtu siç na tregoi me Instastory-t e shumta që postoi Françeska kishte mbledhur në një darkë private tepër luksoze të gjithë miqtë e saj më të mirë si Zaimina, Enca, Olti Curri e të tjerë.

Dhe siç u pa një nga dhuratat më dominuese në ditëlindjen e Françit ishin trëndafilat e shumtë me ngjyra të ndryshme.

Dhe normalisht që ju mund të pyesni: "Sa ishte numri i trëndafilave vallë?"

Përgjigjen na e jep vetë Françeska teksa me anë të një fotografie të postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram mes trëndafilave, Françeska ka shkruar: “1024 trëndafila për mua".

Françeska festonte 24 vjetorin, ndaj 1024 trëndafila bëjnë sens përsa i përket numrave të moshës.

jani.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040161609649658