Atletet kanë vite që janë rikthyer fuqishme dhe falë guximit të blogerave me çdo lloj veshje.
Nga veshjet klasike tek sportivet, nga palestra tek kostumet e zyrave, atletet tashmë mund ti vishni me gjithçka. Ato krijojnë një stil elegant, shik, dhe praktik. Ja disa nga tendencat e tyre që do të mbizotërojnë për 2019 dhe duhet ti keni në gardërobën tuaj.
1-Atletet me platformë.
Këto janë këpucët e Spice Girls, por versioni i vitit 2018 është shumë më i hijshëm se paraardhësi i tij i zymtë i viteve '90. Sigurohuni që të kërkoni silueta të pastra dhe minimale këtë këtyre atleteve.
2-Altetet me fjongo të madhe.
Në këtë rast madhësia e fjongos ka vërtet rëndësi. Sa më e madhe të jetë ajo aq më moderne duket. Këto atlete do ti shihni kudo në pranverë.
3-Atletet e vrapit
Këto atlete që dikur konsideroheshin si të zymta dhe të shëmtuara tani janë duke u shfaqur në pasarelat e Chanel, Balenciaga dhe Dior.
4-Atletet me ngjyra
Këtu nuk po flitet për një apo dy ngjyra, por për një grup ngjyrash të ndryshme që ndërthuren me njëra-tjetrën.
5-Atletet klasike
Adidas, Nike janë modele klasike që janë një investim i mirë në gardërobën tuaj.