Ndërkohë që disa të tjerë mundohen të vishen sa më shumë për t’i rezistuar të ftohtit, ka nga ata që jo vetëm nuk e njdjenë të ftohtin por edhe arrijnë ta sfidojnë atë.
Si? Duke dalë më rroba banjo. E dimë që kjo nuk ju duket aspak normale por si duket është trendi i fundit i femrave vip të cilat po e përsërin pas njëra-tjetrës. E radhës që nuk e ndjen aspak të ftohtin e acartë është Diellza Kolgeci. Momentalisht ndodhet në Bansko me mikeshën e saj Afërdita Paqarada, ku ka dalë me rroba banjo dhe është zhytur në dëborë.
Madje Diellza e bën këtë çdo vit gjatë stinës së dimrit. Pas kësaj, nuk duhet të ankoheni për të ftohtin, por të guxoni ta sfidoni ashtu si Diellza.