INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi i kësaj vere: Akullorja e zezë [FOTO]

Trendi i kësaj vere: Akullorja e zezë [FOTO]

Publikuar më: 20:03 13-07-2016

Nëse deri më tani kishit ngrënë akullorë me shije frutash, karameli, vanilje etj, është momenti  që të provoni shijen e akullores e cila është kthyer në trendin e momentit. Akullorja e zezë ngjalli kureshtje nëpër rrugët e Amerikës, pasi nuk është bërë thjesht me ngjyrues, por me një shije të re.

Përbërësi i veçantë natyror i kësaj akulloreje bëhet me një përpunim të lëvozhgës së arrës së kokosit, pasi është nxirë në zjarr. Ky përbërës është teknikisht qymyr druri, por pavarësisht emrit, është lëndë e shëndetshme që përdoret si detoksikues, për të trajtuar helmimet nga ushqimi. Akullorja që duket si qymyr dhe ta nxin gjuhën e buzët pasi e ha, u soll këtë verë nga dyqani Morgenstern's Finest Ice Cream, në Nju Jork.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209