INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi i ri, prindërit bëjnë tatuazh vizatimet e fëmijëve

Trendi i ri, prindërit bëjnë tatuazh vizatimet e fëmijëve

Publikuar më: 08:42 21-10-2016

Shumica e vizatimeve të fëmijërisë përfundojnë të vendosura në derën e frigoriferit, apo në ndonjë cep tjetër të shtëpisë, por disa prindër bëjnë tatuazh vizatimet e fëmijëve.

Ata kanë vendosur që një vizatim të fëmijëve të tyre ta bëjnë tatuazh. Zakonisht kur vendos që të bësh një tatuazh, zgjedh diçka që je i sigurt që më pas nuk do të pendohesh. Por mesa duket këta prindër janë më se të sigurt për hapin që kanë marrë.

“Mirror” shkruan se ky nuk është trendi i ri vetëm i prindërve, pasi edhe tezet, hallat, xhaxhallarët dhe dajat bëjnë tatuazh vizatimet e nipërve dhe mbesave të tyre.

Janë të shumtë personat që tashmë kanë marrë iniciativën për bërjen e një tatuazhi të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926