INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi më i çmendur i rradhës! Nuk do t’i rezistoni dot veshjeve të këtij sezoni [FOTO]

Trendi më i çmendur i rradhës! Nuk do t’i rezistoni dot veshjeve të këtij sezoni [FOTO]

Publikuar më: 13:45 17-10-2018

Adhuruesit e modës janë gjithë sy e veshë për të zbuluar krijimet e stilistit Jeremy Scott për markën “H&M”, pasi u bë publik lajmi i bashkëpunimit mes tyre.

“Elle” ka publikuar imazhet e gjithë koleksionit për markën suedeze dhe duket se stilisti i është rikthyer stilit të viteve ‘80. Scott nuk ka hequr dorë nga logomania dhe dashuria e tij për personazhet e Disney-t, të cilat mbizotërojnë në gjithë koleksionin ashtu siç tek femrat dhe meshkujt.

Ndërkohë që të shumta janë krijimet e lëkurës, të ndërthurura me printet e zinxhireve të arit dhe një rëndësi të veçantë zënë edhe xhinset, të cilat janë më të gjëra se zakonisht.

“Gjithmonë kur krijoj, mendoj për miqtë e mi. Ky koleksion mes Moschino dhe H&M është një festë e madhe që gëzon për argëtimin, kreativitetin, energjinë e njerëzve dhe të koleksionit” – tha Jeremy Scoot.

“Më pëlqen shumë sesi Jeremy përcolli shpirtin e këtij bashkëpunimi. Prezanton një koleksion shumë të guximshëm dhe plot jetë, që do të argëtojë të gjithë njerëzit pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë” – u shpreh Ann-Sofie Johansson, drejtoresha kreavtive e H & M.

Koleksioni do të jetë gati për publikun me 8 nëntor, ndaj keni edhe disa ditë kohë për të kursyer para që të bëni tuajin krijimet e Jeremy Scott.

moschino1.jpg

moschino2.jpg

moschino3.jpg

moschino4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945