INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi më i ri i bukurisë, akull në fytyrë

Trendi më i ri i bukurisë, akull në fytyrë

Publikuar më: 11:02 21-03-2016

Kalimi i akullit nëpër fytyrën tuaj është trendi më i ri i bukurisë kohët e fundit. Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve të mira që ka.

Metoda e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndritshme.

Ja disa nga të mirat dhe benefitet e saj:

Lëkurë më e butë

Kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.

Për makijazh më të mirë

Nëse e përdorni këtë tretman para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më  pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës. Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.

Është e mirë për sy të ënjtur

Do të mundësojë largimin e ënjtjes nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për një kohë më të gjatë.

Largon dhe parandalon rrudhat

Tretmani preferohet të bëhet për një periudhë kohore dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese.

Article Logic
Execution time: 0.0018301010131836