INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi më i ri! Vajzat e njohura shqiptare i vënë flakën flokëve (FOTO)

Trendi më i ri! Vajzat e njohura shqiptare i vënë flakën flokëve (FOTO)

Publikuar më: 22:35 12-11-2020

Në verë i duam të çelëta, në dimër të errëta. Nuk është më lajm i ri: ngjyra e flokëve po ndryshon në një hap me stinën, gardërobën, tendencat, modën. E këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër personazhet e njohura të ekranit, të cilat herë pas here u duhet të ndryshojnë për të sjellë një pamje të re e për të ndjekur trendet e fundit. Aktualisht ngjyra e flokëve më e preferuar nga vajzat e showbizit shqiptar është ajo karrotë. Duke nisur nga Bebe Rexha, e cila u shpreh se i pëlqen shumë vetja me këtë ngjyrë, Rina e cila i adhuron flokët e saj portokalli, Loredana dhe Dafina, të cilat hera e parë që i shohim kështu e deri tek Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi që si rrallëherë kanë vendosur të eksperimentojnë me pamjen e saktësisht me këtë ngjyrë. Edhe Eleni Foureira po ashtu ka guxuar duke i lyer flokët kështu. Portokalli, ngjyrë ndryshku, të kuqe, nuk ka rëndësi nuanca, ajo që dimë me siguri është se kjo ngjyrë flokësh është shumë e veçantë dhe i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës.

d14c2464-ccd2-438e-aa94-191364d4c671.jpg121746e3-9eaf-45d6-a1d6-52ebc5a18f93.jpg9a1a1c2b-19a1-488c-9619-2bf03645defb.jpge6a65344-350a-4d22-9c28-d01b84aea7ec.jpgcd4c4be1-f811-4e81-98de-58f0a36c4167.jpg4c33dd36-389d-4880-8f40-911b7ae695d8.jpg12edbf4b-8592-42ce-8f3f-75bc55145b71.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064