INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi më simbolik i momentit? Materialet plastike [FOTO]

Trendi më simbolik i momentit? Materialet plastike [FOTO]

Publikuar më: 11:52 05-10-2017

Materialet plastike zunë një pjesë të rëndësishme të veshjeve në pasarelat e pranverë/verë 2018, duke u parë kudo, nga pardesytë për shiun tek Burberry në Londër tek xhaketat futuristike të Valentino-s apo kapelet dhe çizmet e Chanel në Paris.

Madje edhe ftesat e shfaqejve të Givenchy apo çantat në Celine ishin të përbëra nga ky material. Është një trend i mbushur me ironi, duhet të shtojmë. Kjo pasi materialet plastikë janë të lidhura me konsumin e lirë të produkteve (çanta për Pazar, shishe uji, mbrojtëse nga shiu) sesa si një luks.

Megjithatë, çdo gjë ka ndryshuar në momentin që vetë Chanel krijoi gjithë koleksionin prej 91 kombinimeve me këtë material. Ndoshta e gjithë kjo është tepër simbolike, në një moment kritik që po kalojmë (ju kujtojmë katastrofat natyrore në Amerikë), mbase një lloj thirrjeje për ngrohjen globale. Duhet thënë se moda lidhet ngushtë me eksperiencat njerëzore.

Chanel

ch.jpg

Acne Studios

acnestudio.jpg

Isabel Marant

marant.jpg

Valentino

vale.jpg

 

Balenciaga

b.jpg

Kenzo

kenzo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494