INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni i ri në linjën Tiranë-Durrës, sa do të kushtojë bileta

Treni i ri në linjën Tiranë-Durrës, sa do të kushtojë bileta

Publikuar më: 16:31 10-07-2018

Çmimi i biletës në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës do të variojë nga 1 deri në 1.2 euro.

Lidhur me projektin ka folur zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, i cili gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, mbi grantin 35.4 mln euro të përcaktuar për investimin, deklaroi se çmimi i biletës së udhëtimit në këtë linjë hekurudhore do të variojë midis 1-1.2 euro.

“Ndodh që bileta, pavarësisht se nuk është përcaktuar, është shumë e saktë në përgatitjen e fizibilitetit të lëvizjes së njerëzve, do luhatet midis 1 euro dhe 1.2 pak a shumë’ tha Shkreli.

Autoritetet parashikojnë që fluksi i kalimeve përmes kësaj linje 34 kilometra të gjatë të arrijë në 500 mijë persona në muaj.

Shkreli gjithashtu tha se treni nuk do jetë elektrik, por do të punojë me naftë, pasi për lokomotivën elektrike kërkohen edhe 10-12 mln euro shtesë.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502