INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni serb në Kosovë, reagon për herë të parë kryeministri Rama [FOTO]

Treni serb në Kosovë, reagon për herë të parë kryeministri Rama [FOTO]

Publikuar më: 18:32 15-01-2017

Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e kryeministrit Rama për ngjarjen që u vlerësua si provokim i fortë i Serbisë ndaj Kosovës, siç ishte nisja e trenit nga Beogradi për Kosovë. Por ai nuk i ka shpëtuar ‘presionit’ të vetë qytetarëve të cilët kanë gjetur rastin ta pyesin në Facebook.

Qytetari: Zoti rama mendon se ike kry tegjithat punt .jo i nderuar bashkoj forcat .ushtarake se serrbia oo futet prap ne ks. KUJDES.

Edi Rama: O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova eshte shtet o mik, nuk eshte krahine e Jugosllavise e me Serbine e lidh vetem ndertimi i te ardhmes se fqinjesise mes dy shteteve, jo e shkuara rrenuese e serbomadhnise! Serbia do ta vuaje ate te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosoven dhe vetem duke e njohur do te shpetoje nga ai makth (qe e shtyn hera - heres ne marrezira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijne nje dite po si zot te vendit s'vijne dot me kurren e kurres. Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver.

Article Logic
Execution time: 0.0023739337921143