INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni serb në Kosovë, reagon SHBA

Treni serb në Kosovë, reagon SHBA

Publikuar më: 18:50 17-01-2017

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.

“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.

Por ambasada u ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.

“SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve”.

“Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë “gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura”; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve”, tha ambasada amerikane në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876