Një makinë është marrë përpara nga treni në “Urën e Gërdecit” duke lënë të plagosur në 11-vjeçar. Treni i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një amkinë me targa AA 181 PJ
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20.I palgosur ka mbetur 11-vjeçari me iniciale A.S i cili ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.