Këngëtarët e njohur Flori, Geti dhe Bruno, dje publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Mori”.
Kënga e realizuar nga Threedots, është e shoqëruar me videoklip të punuar nga Imagine, me lokacion në bibliotekën kombëtare në Prishtinë.
Të gjithë vëmendja ishte tek treshja, duke kënduar e luajtur me njëri-tjetrin, mirëpo në klip nëse nuk e keni vënë re, shihet edhe këngëtari Majk bashkë me Onatin, të cilët kanë qëndruar në prapaskenë.
Të dy vërehen në fund të videoklipit duke kërcyer bashkë me Florin, Brunon e Getin.
vëmendja ishte tek