INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tri gënjeshtrat më të zakonshme që njerëzit i thonë para takimit të parë

Tri gënjeshtrat më të zakonshme që njerëzit i thonë para takimit të parë

Publikuar më: 12:29 09-11-2019

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se prej ankesave më të mëdha që meshkujt e femrat e kanë sa i përket njohjes përmes internetit, janë gënjeshtrat që njerëzit i thonë në profilet e tyre.

Por, përse njerëzit gënjejnë në profilin e tyre?


Arsyeja më e thellë prapa kësaj është se njerëzit nuk besojnë se janë mjaftueshëm joshës ashtu siç janë në të vërtetë, prandaj gënjejnë që të paraqiten më atraktiv.

Sidoqoftë, cilat janë gënjeshtrat kryesore që njerëzit i thonë në profilin e tyre apo para takimit të parë?


1: Gjatësia

Dy gjinitë gënjejnë për gjatësinë e tyre.

Disa gënjejnë për shkak se janë të shkurtë e disa për shkak se janë të gjatë.

Cilado që të jetë arsyeja, kjo nuk është në rregull dhe duhet të bëheni të sinqertë.

2: Pesha


Kjo përfshin të postoni foto ku dukeni shumë më të hollë.

Pesha është një prej problemeve më të mëdha të vetëbesimit te dy gjinitë.

Në vend se të gënjeni për peshën tuaj, bëjeni saktësisht të kundërtën: tregojeni të vërtetën!

3: Statusi ekonomik apo të ardhurat financiare


Përveç gënjeshtrave rreth pamjes fizike, gënjeshtra ka edhe në lidhje me statusin financiar.

Këto gënjeshtra nuk kanë ndonjë logjikë sepse herët apo vonë personi me të cilin do të dilni do ta kuptoj.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221