INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tri javë pas lindjes së foshnjes vetëvritet 30-vjeçarja, ja ç’thonë familjarët!

Tri javë pas lindjes së foshnjes vetëvritet 30-vjeçarja, ja ç’thonë familjarët!

Publikuar më: 19:58 08-01-2019

Një 30-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në Maqellarë të Dibrës. E reja e identifikuar si N.Rubla, pak ditë më parë, kishte lindur një fëmijë dhe pas daljes nga spitali nuk ishte ndjerë mirë.

Mësohet se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që janë marrë në pyetje të afërmit e vajzës së vetëvrarë, si dhe është sekuestruar telefoni që viktima mbante.

“Tri javë më parë Rubla është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30- vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë”, pohuan zyrtarë të Policisë Dibër.

Po ashtu, po hetohet nëse Rubla ka pasur debate apo konflikte me familjarët e saj, të cilët janë të parët që njoftuan Policinë për ngjarjen e ndodhur në banesë. Ata sqaruan se nuk e kanë besuar kurrë se 30- vjeçarja do të vetëvritej, pasi kurohej rregullisht dhe kishte përmirësime.

Article Logic
Execution time: 0.0023629665374756