Trim Jetullahu është njëri nga reperët më të pashëm dhe më të pëlqyer shqiptar. Edhe pse në një moshë të re, Trimi gëzon disa këngë në repertorin e tij të cilat janë shumë të dëgjuara nga publiku. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme dhe së fundmi ka folur për karrierën e tij dhe për suksesin e këngëve që ka publikuar.
Gjatë intervistës ai u pyet se çfarë mendon për Dojna Memën dhe përgjigja e tij i surprizoi të gjithë: “Me Dojna Memën isha martu!” Më tej, Dojna iu afrua dhe ai i mori dorën, u ul në gjunjë dhe i bëri propozimin klasik për martesë duke i thënë: “Do martohemi bashkë?”
Dojna nuk e mbajti dot të qeshurën dhe iu hodh në qafë duke e përqafuar, por sigurisht që ishte një improvizim i momentit.