Një intervistë për të mos u humbur!
I ftuar në emisionin “Tek Unë" me Arjola Shehu, Trimi ka folur edhe për klipin e tij të ri “Ring Ring”. Duke iu referuar tekstit të kënges “Femnat i kapëm direkt n’Instagram”, Arjola e pyet Trimin sesa e vërtëtë është kjo frazë në jetën e tij reale. Me humor këngëtari nga Kosova përgjigjet:
“Nuk mbaj mend sa i ka kap!”
Megjithatë Trimi shton:
“Ne nisemi prej faktit që shumë lidhen përmes rrjeteve sociale, Instagramit për shembull që përdoret shumë këto ditë.”
Po në të vertëtë sa shpesh i shkruajnë Trimit në rrjete sociale?
“Jam aktiv dhe kur mundem i kthej përgjigje fansave të mi, të cilët më shkruajnë se pëlqejnë muzikën time. Pra i kthej përgjigje kur shoh se kanë shkruajtur diçka që ja vlen.”
E teksa Arjola e pyet nëse e “ngacmojnë” vajzat përmes mesazheve, Trimi përgjigjet kështu:
(Ndiqeni rrëfimin e tij në min 12:30)