Trimi Jetullahu është një ndër këngëtarët më të suksesshëm dhe të dashur për publikun shqiptar, kosovar dhe zvicerian.
Këngëtari është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale duke ndarë me të gjithë fansat e tij foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga përditshmeria e tij por, kur bëhet fjalë për lidhjet e tij sentimentale është shumë i rezervuar.
Brenda një afati gjashtë mujor Trimi ka publikuar jo më pak se tre këngë të cilat u pritën shumë mirë nga publiku.
Së fundmi, në llogarinë e tij të Instagramit ka postuar një video ku shihet këngëtari duke kënduar disa rrjeshta nga kënga e tij e ardhshme ku lajmëron ndjekësit se projekti më i ri do të lancohet së shpejti.
Kënga e tij e fundit titullohet “Baby” ku artisti numëron mbi gjysmë milioni klikime në Youtube.