Fakti se solli në jetë vajzën e saj të parë i gëzoi të gjithë por për Khloe-n kjo periudhë rastisi pak keq pasi ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë me tradhëtinë që i bëri bashkëshorti i saj Tristan.
Diva e showbizz-it mesa duket ka ditur ta menaxhojë si duhet zemërimin duke i dhënë kurajo vetes me faktin se vogëlushja e saj meriton kujdes maksimal dhe me siguri dashuria që ajo i dhuron mami Khloe-s mesa duket ja ka ëmbëlsuar zemrën.
Së fundmi Khloe është fotografuar në publik nga paparacët teksa ka nxjerrë për shëtitje vogëlushen e saj të quajtur True në parkun e Ohio-s.
Nën shoqërinë e dados, Khloe duket shumë në formë dhe periudha post-shtatzënisë me shumë gjasa ka kaluar si duhet për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.