INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trishtuese/ Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil [VIDEO]

Trishtuese/ Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil [VIDEO]

Publikuar më: 15:40 17-08-2017

Një ngjarje e veçant ka prekur opinionin gjermanë.
Autoritetet gjermane kishin vendosur të dëbonin nga shteti një familje shqiptare azilkërkuese largimi i të cilëve ka prekur fqinjët.

Raportimi i gazetarit gjerman që ndoqi ngjarjen nis me një grup njerëzish, që kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orët e vona të natës. Fëmijët gjermanë janë të përlotur. Prindërit i përqafojnë për t'i ngushëlluar, ndërsa këndojnë në kor “Amazing grace”, një këngë kristiane, kushtuar Zotit.

Është momenti kur policia nxjerr nga shtëpia familjen shqiptare për t’u deportuar. Ka marrë përgjigje negative nga autoritetet dhe policia po zbaton ligjin. Fqinjët e tyre janë të shokuar.
Ngjarja ndodhi të hënën në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t’i përcjellin. Sytë i mbushen me lot.

“Schlesëig-Holstein magazine” është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare, të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemërim në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

“I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe” shkruhet në ndr.de.

Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip

Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokati në Komisionin Social.
Një ngatërresë në adresën e emailit bën që cështja e tyre të mos shqyrtohet.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit” citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve.”Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë” thuhet në reportazh.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715