INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tristan më puthi, por...”/ Jordyn me lot në sy tregon më në fund të vërtetën për tradhtinë, reagon ashpër Khloe Kardashian! [FOTO]

“Tristan më puthi, por...”/ Jordyn me lot në sy tregon më në fund të vërtetën për tradhtinë, reagon ashpër Khloe Kardashian! [FOTO]

Publikuar më: 19:52 01-03-2019

Jordyn Woods ka konfirmuar edhe njëherë atë që ajo ka përmendur më parë rreth tradhtisë më të famshme të vitit.

E ftuar në një intervistë me Jade Smith, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner e akuzuar shpesh ditëve të fundit, se i'a ka punuar pas shpine Khloe Kardashian, nuk mund t'i mbante lotët tek rrëfente të vërtetën e saj.

Ajo pranoi se shkoi në një festë në shtëpinë e basketbollistit:

“Ai më puthi mua… asnjë pasion, nuk u shty nga asgjë, thjesht më puthi. Nuk ishte një puthje me gjuhë, ishim nën efektin e alkoolit”.

Ajo tregoi simpatinë e saj për Khloe-n dhe për mënyrën sesi ajo ka përballuar marrëdhënien me Tristan. Por Jordyn siguroi se nuk ishte ajo arsyeja që çifti u nda.

“Nuk jam një shkatërruese familjesh. Nuk do të lëndoja kurrë familjen e dikujt, sidomos të dikujt që e dua dhe që ka një vajzë të bukur. Nuk do të përpiqesha kurrë të merrja mashkullin e dikujt, nuk do të doja të isha në situtën e tjetrës. Thjesht lëndova kaq shumë njerëz duke mos u thënë të vërtetën. Nuk jam unë arsyeja që Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë, tani e di që kjo situatë mund ta ketë bërë më të vështirë për të që të jetë me Tristan, por s’jam unë arsyeja”, tha Jordyn.

Megjithatë, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ nuk ka qenë aspak dakord me këtë koment dhe ka reaguar menjëherë në ‘Twitter’:

“Pse po gënjën @jordynwoods? Nëse do të shpëtosh veten tënde duke folur publikisht, përpara se të më telefonosh mua dhe të më kërkosh falje mua fillimisht, të paktën tregohu e sinqertë për historinë tënde. Dhe po, ti je arsyeja pse familja ime u nda”, ka shkruar Khloe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172