Kërcënim kombëtar dhe një vendim antikushtetues, e ka cilësuar Tritan Shehu votën shqiptare në OKB një ditë më parë për rezolutën mbi statusin e Jeruzalemit. Në një intervistë për IN Tv, Shehu rendit arsyet se përse ky vendim nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike. Shehu thotë se është se nevojshme që vota shqiptare në OKB të shpallet nul, në kushtet kur Parlamenti dhe Presidenit nuk kanë qënë të informuar mbi votën e Shqipërisë në OKB.
Shehu shkon edhe më tej kur thotë se pas këtij vendimi fshihen interesa të tjera nga qeveria shqiptare.