INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol banesës në Kamëz, rrëfehet autori: Më paguan 5 mijë euro [VIDEO]

Tritol banesës në Kamëz, rrëfehet autori: Më paguan 5 mijë euro [VIDEO]

Publikuar më: 09:33 30-07-2018

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie tritoli në shtëpinë e Xhelal Dacit. Ngjarja në fjalë ndodhi të premten në Kamëz. I arrestuar është Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz. Brahaj, dyshohet se e ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e Dacit, kundrejt pagesës. “Autori i dyshuar, pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.
I riu pranon autorësinë: E bëra se më duheshin para
Menjëherë pas arrestimit, i riu Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash. Ai ka pranuar se ka marr 5 mijë euro për të vënë tritolin. Kjo ishte hera e dytë që familjes Daci i vendosej tritol. Ata akuzuan për këtë familjen Kolaveri me të cilën prej vitesh kanë një konflikt.

Policia e Shtetit ka shpërndarë e videon e arrestimit të Vilson Brahaj, si dhe pamjet e tij gjatë vendosjes së tritolit në banesën e Dacit.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496