Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Pogradec, gjatë mesnatës. Policia bën me dije se “më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë shpërthyese”. Mësohet se nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.