Tritol banesës së një polici, i cili punonte në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave të policisë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e një punonjësi të policisë në Rinas. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, kur edhe mbërriti një telefonatë se në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim.
Njoftimi i Policisë:
“Mënjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale. Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre”.