Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës në Nikël të Krujës. Policia informon se një sasi e vogël eksplozivi është vendosur në një dyqan ushqimor në Nikël të Krujës. Dyqani është në pronësi të shtetasit me iniciale G.M., 57-vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë rreth orës 01:05.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi I pronës me eksploziv " parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal”.