INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol HEC-it të Pukës, 3 milion euro dëme

Tritol HEC-it të Pukës, 3 milion euro dëme

Publikuar më: 08:19 25-05-2016

Sulmet kriminale me tritol duket se nuk po njohin kufij në vendin tonë. Edhe HEC-et duket se janë vënë në shenjëstër të grupeve kriminale, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 02:30 një shpërthim me tritol ka ndodhur në HEC-in e Gjegjanit në Pukë.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale, të cilat përllogaritën në vlerën e 3 milionë Eurove.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tritoli në HEC-in e Pukës është vendosur nga dy persona të maskuar. Dy autorët kishin kapur rojen e HEC-it dhe e kishin lidhur 600 metra larg vendit ku vendosën tritolin. Më pas ata u larguan në drejtim të paditur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Paraprakisht mendohet se akti kriminal mund të ketë ndodhur për shkak të konfliktit me banorët për ujin. Ndërkohë kjo pistë është përforcuar edhe më shumë nga administratori i HEC-it.
Drejt Pukës është nisur edhe një grup i ekspertëve nga Shkodra dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë punimet në HEC kishin ndaluar para një muaji, pasi atij iu ndërpre uji, pas pretendimeve të banorëvë të cilët thonë se nga dnërtimi I tij po ju ndërpritet uji vaditës.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105