INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol makinës së gruas në Fier

Tritol makinës së gruas në Fier

Publikuar më: 14:32 16-04-2018

Rikthehen shpërthimet me tritol në mes të ditës. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një automjet ka shpërthyer. Sipas të dhënave të para makinës i është vendosur eksploziv, ndërsa mësohet se makina ishte në pronësi të një gruaje me inicialet E.A, banuese në Patos.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 maji”. Dyshohet se është djegur pjesa e përparme e makinës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu e cila po kryen veprimet e nevojshme. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

"Më datë 16.04.2018, në lagjen “1 Maj”, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.
Dyshohet se ne pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimet thanë se gruaja që i është vendosur eksploziv në makine është mësuese tek shkolla Zhani Ciko.
Tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur shtetasja E.A dhe djali i vogël 5 vjeçar kanë qenë në gjumë.
Mësohet se deri tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjate marrjes se deklarimeve ajo është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt".

Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676