INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol në Elbasan, vetëm dëme materiale

Tritol në Elbasan, vetëm dëme materiale

Publikuar më: 09:36 06-04-2016

Orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë kanë tronditur opinionin publik në vend. Një vrasje në Tiranë, një vetëvrasje në Vlorë e një kallep tritoli i është vënë një lokali në qytetin e Elbasanit. Kjo është panorama e mëngjesit në vendin tonë këtë të mërkurë.

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në  lagjen  “Luigj  Gurakuqi” në Elbasan.

Shpërthimi i dyshuar me kallëp tritoli  ka ndodhur rreth orës 03:00 të mengjesit, ndërkohë kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fokusuar një person që vendoste lëndën eksplozive. Mësohet se nga shpërthimi, dëmet në lokal kanë qenë të pakta, ndërsa janë dëmtuar dhe xhamat e banesave në pallatet përreth.

Lokali në pronësi të 27-vjeçarit me inicialet E.Ç sapo ishte hapur dhe ndodhej në bulevardin kryesor, pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Sipas pronarit, shkak i ngjarjes mund të jetë konkurenca.

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051