Makinës të një polici rrugor në Tiranë i është hedhur tritol. Mësohet se ai quhet L. Çikaj.
Automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës dhe ka shpërthyer nga një sasi e vogël lënde plasëse.
Për fat nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë policia po punon për të zbardhur autorin dhe shkaqet e ngjarjes .
Informacioni i policisë:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.