Pas shpërthimit të tritolit në banesën e gjyshit të saj ka reaguar Xhisiela Maloku. Ajo ka hedhur dyshimet e saj lidhur tritolin në shtëpinë e gjyshit, në të cilën edhe banon ndërkohë.
Në një prononcim për mediet Xhisiela është shprehur se mendon se tritolin ia ka vendosur opozita, por pa dhënë detaje apo ngritur gishtin e akuzës në persona konkretë.
"Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s'do largohem nga Shqipëria."