Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, për shkak se një sasi e vogël eksplozivi ishte vënë në pjesën e përparme të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Taulantia’ rreth orës 18:15, ku një automjet tip “Land Rover”, i parkuar anës rrugës është përfshirë nga flakët pasi ka shpërthyer, dhe fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Makina me targë "AA780OL" është në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., i cili raportohet të jetë punonjës i ALUIZNI-t.
DEKLARATA E POLICISE
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.