Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në lagjen "Kushtim" të Vlorës. Një makinë ka shpërthyer si pasojë e një lënde plasëse eksploziv.
Policia bën me dije së është lënduar 48-vjeçari Agron Allushaj nga Vlora.
Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit.
I lënduari mësohet se ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Dyshohet se ai ka humbur gjymtyrët.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.