INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritoli nuk ka të ndalur, ja çfarë biznesi ishte pre  e kësaj radhe...

Tritoli nuk ka të ndalur, ja çfarë biznesi ishte pre e kësaj radhe...

Publikuar më: 09:52 11-09-2017

Një fenomen shumë i rëndomtë që në Shqipëri është bërë trendi më i ri për të të hedhur në erë... Një biznes në Shijak u sulmua me eksploziv në tentativë për ta shkatërruar.

Ditën e djelë rreth orës 22:30 në lagjen “Petrit Llaftiu” të Shijakut një klinikë dentare u sulmua me eksploziv për tu hedhur në erë,  por mesaduket personat që e vendosën eksplozivin nuk e kishin llogaritur siç duhet pasi klinika nuk është se pësoi ndonjë shkatërrim të madh.

Lënda plasëse që sipas policisë ishte një sasi e vogël, ishte vendosur në shkallët e jashtme të një klinike dentare në pronësi të 33-vjeçarit A.L.

Policia është në kërkim të personit që ka kryer këtë akt të shëmtuar. 

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498