Finalja e Kupës së Afrikës do të diskutohet mes Egjiptit dhe Kamerunit. Ky i fundit siguroi biletën për fazën tjetër të turneut. Luanët e pamposhtur shkojnë në finalen e Kupës së Afrikës pasi kanë mposhtur 2-0 Ganën .Të dy skuadrat krijuan mundësi shënimi, pjesa e parë e ndeshjes foli për Kamerunin dhe goli i parë i “luanëve” erdhi vetëm falë mbrojtësi Ngadjui. Futbollisti shfrytëzoi një moment shperqendrimi të portierit Razak për të dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje dënimi në minutën e 72. Gana u hodh e tëra në sulm në kërkim të barazimit dhe shtesave, por la hapësira dhe në minutën e 93-të u ndëshkua nga një kundërsulm i shpejtë i Basagog.
Finalja mes Egjiptit dhe Kamerunit do të luhet të dielën në Librevill.