Me këngën “Mall”, Eugent Bushpepa i'a doli të kalojë për në natën finale të Eurovision.
Pas performanës u mbajt një konferencë me artistët që performuan dhe Eugenti u shpreh se skena ishte fantastike dhe se ishte ndjerë shumë mirë me suportin që i kishte ofruar publiku gjigant.
I pyetur nga një fans gjatë konferencës se kujt i'a kushton këngën, ai u përgjigj: "Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë i'a dedikoj të gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu".