INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Triumfojnë shqipet!’’ Endrit Mërtiri thyen rekord në faqen e ''Dolce & Gabbana'' [FOTO]

‘’Triumfojnë shqipet!’’ Endrit Mërtiri thyen rekord në faqen e ''Dolce & Gabbana'' [FOTO]

Publikuar më: 20:09 16-12-2017

Që Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të mirë në vend, kjo nuk diskutohet por që do thyente rekorde në një ndër faqet më të ndjekura të modës, atë të “Dolce & Gabbana”, kjo ishte një surprizë e vërtetë. Por ja që edhe kjo ndodhi dhe Endriti është mjaft i lumtur per këtë fakt por jo vetëm ai pasi modelët në këto foto ishin shqiptare si dhe mjaft të njohur si Alban Ramosaj, Alesia Noka, Megi Luka si dhe personazhe të tjerë.

“Shumë i lumtur që vendosëm rekord pëlqyeshmërie në faqen zyrtare të Dolce & Gabbana! Fotografia jonë ka kaluar çdo fotografi në më pak se dy ditë postim me plot 187 290 like ! Grateful to each one of u!”,- shkruan Endrit Mërtiri në llogarinë e tij në Facebook ku na tregon se fotoja ka thyer rekord në faqen zyrtare të “Dolce & Gabbana”. Madje këto pëlqime janë rritur po vazhdojnë të rriten. Ne s’na ngelet tjetër të themi veçse BRAVO, Endritit./intv.al/

endrit_mertiri12.png

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555