Në supersfidën e javës së 11-të të Seria A, triumfues doli Juventus, dhe kjo falë një ish napolitani, Gonzalo Higuain. Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në fillimin e së dytës, mbrojtësi Bonucci zhbllokoi sfidën, por avantazhi nuk zgjati shumë. Sulmuesi spanjoll i Napoli-t, Jose Callejon baraspeshon gjithçka me golin e tij, duke i çuar shifrat në 1-1. Mirëpo për të vulosur këtë kryendeshje, vendosi 94 milionshi“El Pipita”, që me golin e tij në minutën e 71-të i jep këto 3 pikë të rëndësishsme Juventusit. Zonja e vjetër jave jo vetem arriti të hedhë pas krahëve humbjen me Milan, por gjithashtu fiton dhe terren ndaj ndjekësve.