Një tjetër futbollist shqiptar ka shans që të luajë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Ky është Ansi Agolli që arriti një fitore të rëndësishme në plej of, në radhët e skuadrës nga Azerbajxhani, Karabak. Suksesi ishte 1-0 në shtëpi ndaj kampiones së Danimarkës, FC Kopenhagen, dhe i jep një avantazh të rëndësishëm ekipit të Agollit në prag të ndeshjes së dytë. Mbrojtësi i kombëtares ishte titullar dhe u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, që u vendos nga goli i shënuar në minutën e 25-të nga Madatov. Në rast kualifikimi për në Champions, Karabaku do të arrinte një sukses të madh pasi ka luajtur tri sezone me radhë në grupet e Ligës së Europës.