Angela Merkel është zgjedhur sërish Kancelare e Gjermanisë, duke siguruar kështu mandatin e saj të katërt .
Parlamenti gjerman, Bundestagu, ka konfirmuar Angela Merkelin si udhëheqësen e ardhshme të vendit, shkruan “DW”. Merkel do të qeverisë në një koalicion të madh me Social Demokratët e Martin Schulz.
Zgjedhja e Merkelit nga parlamenti i dha fund 171 ditëve të pritjes pas zgjedhjeve që u mbajtën më 24 shtator 2017.
Merkel u zgjodh nga votat e deputetëve të CDU-CSU, partia e saj saj konservatore dhe partnerët e saj të koalicionit, Partia Social Demokratike (SPD).
364 anëtarë të Bundestagut votuan për Merkel, ndërsa 315 votuan kundër saj. Kishte nëntë abstenime.
Konservatorët e Merkelit fituan zgjedhjet e shtatorit, duke marrë 33 përqind të votave, përpara SPD me 20.5 përqind. Merkel, tani 63-vjeç, do të nisë mandatin e saj të katërt si kancelare gjermane dhe të tretën si udhëheqëse e një koalicioni të madh.