INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Trixa me pushime me të dashurin''/ Balina i përgjigjet ashpër Beatrixës: Është gjëja më absurde…

''Trixa me pushime me të dashurin''/ Balina i përgjigjet ashpër Beatrixës: Është gjëja më absurde…

Publikuar më: 22:33 15-02-2022

Sot Beatrix Ramosaj postoi disa Instastory ku akuzonte Balina Bodinakun për shpifje. Fillimisht, këngëtarja postoi një status duke shkruar se ka ardhur koha t'i dalë zot vetes së saj. Ajo postoi një bisedë mes Balinës dhe një fanse të saj, ku Balina i thotë se Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.

Për ngjarjen reagoi dhe Balina e cila u shpreh se kjo është gjëja më absurde që i ka ndodhur së fundmi.

“Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua,” – shkroi Balina ndërsa më herët Beatrix e kërcënoi se nëse shpif edhe njëherë tjetër do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Balina sqaroi se biseda është bërë me një adresë fallco. Ajo ka menduar se po flet me një person që e njeh kur në fakt ka qenë një i panjohur.

“Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi,” u përgjigj Balina, ndërsa sqaroi se komunikimi ka qenë personal dhe produksioni nuk ka lidhje.

 

 -640-0-whatsapp-image-2022-02-15-at-221723-782.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0032618045806885