INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trofeu i Euro 2016 nis turin në Francë

Trofeu i Euro 2016 nis turin në Francë

Publikuar më: 18:56 04-04-2016

Trofeu më i rëndësishëm i këtij viti futbollistik, pikërisht ai i Kampionatit Europian të Futbollit, France 2016, është prezantuar publikisht përmes një turi që do të zhvillohet në ditët në vijim në 25 qytete të Francës.

Kupa është shfaqur përpara bazilikës së Saint-Denis, vetëm pak km larg Stade de France, që do të mirëpresë edhe ndeshjen e parë të Euro 2016, më 10 qershor mes Francës dhe Rumanisë.

Ky trofe do të qëndrojë në Stacionin Hekurudhor të Lyonit për 2 ditë dhe është i hapur për tu parë nga publiku i gjërë. Trofeu do të udhëtojë rreth Francës me një tren të shpejtësisë së lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977