Me uljen e temperaturave nuk ka më mirë se shoqeria me miqtë nën një gotë vere. Por mendoni se e njihni mirë verën? Cilësinë dhe sekretet e saj? Moderatorët e programit ‘Trokit’ Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni mirëpritën sot në studio Fation Tila, i cili ndau informacione tejet interesante rreth verës. A mendoni se i dalloni shenjat e verës në gotë? Çfarë mund të mësoni nga to?
Fationi na tregoi se nëse ‘lotët’ e verës janë të shpeshtë tregojnë se vera ka strukturë, madje kuptojmë edhe zonën nga vjen. Mësoni më shume rreth aromave të verës, ajrimit apo edhe sekrete të tjera që do t’ju bëjnë të spikasni në një grup miqësor për këto informacione unike.